Ekspertët në tryezën e ShPQK-së mbi rëndësinë e përdorimit të plehut organik

Ekspertë të bujqësisë në një tryezë të organizuara nga ShPQK-ja kanë diskutuar mbi rëndësinë e përdorimit të plehut organik dhe reflektimet në mbrojtjen e mjedisit.

Shoqata e Prodhuesve e Qumështit e Kosovës (ShPQK), për herë të dytë organizoi punëtorinë ku për kryefjalë kishte “Rëndësia e plehut organik dhe mbrojtja e mjedisit nëpërmjet praktikave të mira të menaxhimit të plehut në fermat blegtorale”, në kuadër të projektit “Prezantimi i praktikave miqësore me mjedisin për menaxhimin e plehut në fermat blegtorale në Kosovë”.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi dhe diskutimi i rezultateve të arritura në kuadër të zbatimit të masave konkrete për mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet menaxhimit të plehut në fermat blegtorale.

Në punëtori kontribut të çmuar dhanë profesorë nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe ekspert të fushës së blegtorisë. /Kosova.info/

Go to TOP