Dy kuletat e humbura iu kthehen pronarëve në Mitrovicë të Jugut

Dy kuleta që kishin humbur e që u gjetën dje, u janë kthyer të premten pronarëve në Mitrovicën e Jugut. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ka bërë të ditur që pronarët dhe policia i kanë falënderuar dy qytetarët për ndihmën, njofton Klankosova.tv.

“Rasti i parë i gjetjes së kuletës është raportuar në orët e paradites, nga qytetari F. A., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili deri sa ndodhej në shëtitore afër sheshit Isa Boletini në Mitrovicë, ka gjetur një kuletë me një shumë të hollave. Ndërsa rasti i dytë është raportuar në orët e mbrëmjes, nga qytetari S. S., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili deri sa ndodhej në rrugën Afrim Zhitia në Mitrovicë, ka gjetur një kuletë me një shumë të hollave.”

Tutje njoftohet se në të dy rastet kuletat mbanin dokumente dhe të holla.

Go to TOP