“Dy aktorë të mëdhenj”, Sindi ‘thumbon’ Borën dhe Donaldin – mbron Beatrixën

Sindi Loci, e cila mori famë pas pjesëmarrjes në emisionin që prezanton Bora Zemani, ka sulmuar ashpër moderatoren dhe Donald Veshaj. Ish-çifti thuhet se janë ribashkuar pasi u panë pranë njëri-tjetrit në sfilatën që organizoi stilisti Valdrin Sahiti.

Përmes një story në Instagram, Sindi i ka cilësuar ata si “dy lojtarë të mëdhenj”. Ajo ka dalë në mbrojtje të këngëtares Beatrix Ramosaj, teksa shprehet se është kryqëzuar vetëm për faktin se u dashurua me aktorin e humorit kur ishte në Big Brother.

“Sa shpejt çirren fytyrat e vërteta të njerëzve! Po më vjen shumë çudi për ne si popull sa të çuditshëm jemi! E bëtë gocën e shkretë horr përpara të gjithëve vetëm sepse u dashurua (me pastërtinë dhe sinqeritetin më të madh) dhe ra pre e dy lojtarëve më të mëdhenj.

Ndërsa dy të tjerët i nxorët shenjtorët/viktimat e shekullit. Sulmuat, cyberbullizuat, trajtuat si “djaj” atë dhe familjen e vet për dy aktorët që ju pëlqyen aq shumë! A po ju pëlqejnë fytyrat e vërteta të aktorëve?! Hajde popull dele shkoni prapë mbështesni këta që ju gënjejnë, njerëzit fake si brenda dhe jashtë se gjithë jetën këtë keni bërë!

Mos nxirrni kot mllef tani e mos u pendoni! Këto janë figurat që ju doni! Këto janë njerëzit që ju pëlqejnë! Mos u ankoni as për Eurovizion, as për politikanë, as për figurat publike! Gënjeshtarët meritoni si popull se këto vlerësoni!”, shkruan Sindi.

Go to TOP