“Dukesh më e re se kurrë”, Dafina Zeqiri feston ditëlindjen në Londër, ja dedikimi i DJ Geek

Dafina Zeqiri feston sot ditëlindjen. Këngëtarja, e cilësuar dhe si ikona e muzikës shqiptare, bën 33 vjeç. Kjo ditë e rëndësishme e ka gjetur këngëtaren në Angli.  Ka qenë partneri i saj, Dj Geek, i cili ka zbuluar përmes disa postimeve në rrjete sociale se ndodhen në Londër.

Nuk kanë munguar dhe disa fjalë të ëmbla për këngëtaren teksa shkruan se ndihet shumë me fat që është pjesë e jetës së tij.  Dafina shihet teksa feston me disa miq të saj. “I uroj vajzës më të mirë në botë ditëlindjen më të lumtur sot!

Ti je me të vërtetë gruaja më e madhështore, më mbështetëse dhe më e kujdesshme që dikush mund të kërkojë ndonjëherë, dhe unë jam shumë me fat që të kam në jetën time! Të dua shumë! Ps. dukesh më e re se kurrë!”, ka shkruar ai krahas disa fotove me Dafinën.

Go to TOP