Dua Lipa është artistja e vetme femër që ka dy albume brenda “top 10” albumet më të dëgjuar në historinë e Spotify

Dua Lipa ka prekur majat e sukseseve në industrinë e muzikës ndërkombëtare dhe sukseset e saj po shtohen çdo ditë e më shumë.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore po shijon suksesin e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, pa lënë anash albumin e saj debutues që vazhdon të qëndroi në top-listat botërore.

Dy albumet e artistes së famshme qëndrojnë në 10-shën e albumeve më të transmetuara në historinë e platformës Spotify.

Kjo e bën Duan të vetmen artiste femër që ka dy albume në “Top 10” të Spotify.

Kështu ka bërë të ditur Dua Lipa në një postim në InstaStory, e cila ripostoi lajmin e një prej faqeve të fansave të saj.

“Dua Lipa është artistja e vetme femër që ka 2 albume brenda “Top 10” albumeve më të transmetuara në historinë e Spotify!”, shkruhet në postim.

Ndërkohë, kujtojmë që 26-vjeçarja po përmbyll një vit tejet të suksesshëm, vetëm përgjatë këtij viti ajo fitoi të ardhur prej 55.2 milionë euro.

Go to TOP