“Dridhet” LDK-ja në Vushtrri, tre asamblistët votojnë për pushtetin e ri të PDK-së!

Agron Përçuku, Alban Bajrami dhe Behar Duraku, janë tre asamblistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, që nuk iu bindën urdhërave të partisë dhe votuan pro konstituimit të Kuvendit Komunal me kryetar komune, Ferit Idrizin e PDK-së.

Ky votim i tyre, për pushtetin e rinj në Vushtrri – atë të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk u ka pëlqyer disa zyrtarëve të lartë të LDK-së në Prishtinë dhe Vushtrri.

Ata janë revoltuar me veprimin e tre asamblistëve të tyre, duke i paralajmëruar se do të merren edhe masa ndaj tyre. Madje, po flitet që të tre asamblistët: Agron Përçuku, Alban Bajrami dhe Behar Duraku, edhe mund të përjashtohen nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Në anën tjetër, njëri nga këta tre asamblistët: Agron Përçuku, në një shkrim në rrjetin social “Facebook”, ka arsyetuar veprimin e tij.

Ai ka thënë se nuk ka mundur të dalë kundër vullnetit të qytetarëve të Vushtrrisë – vullnet i cili ka mundësuar fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, në këtë komunë.

Përçuku në mes tjerash, në arsyetimin e tij, thotë se ai do të bëjë një opozitë konstruktive në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Go to TOP