Drejtori i Infektives tregon se sa ditë zgjatë trajtimi i pacientëve me variantin Omicron

Ditët e para të muajit janar në Kosovë shënuan rritje të rasteve të reja me COVID-19, në krahasim me tre mujorin e fundit të vitit 2021.

Megjithatë, masat për luftimin e përhapjes së pandemisë kanë ndryshuar disa herë në vend, teksa së fundmi Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i shtrëngojë më shumë ato.

Masat e reja antiCovid, sipas infekologut Arben Vishaj, kanë ndikim të jashtëzakonshëm në uljen e rasteve.

“Ne jemi të bindur se këto masa do të ndikojnë dhe kanë ndikimin e vetë të jashtëzakonshëm në uljen e numrit të infektimeve në komunitet”, tha Vishaj.

Infektologu Vishaj njoftoi se aktualisht 4 pacientë në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë shëndetësore nga COVID-19.

“Në Klinikën Infektive i kemi gjithsej 53 pacientë të hospitalizuar nga këta pacientë 4 janë në mjekim intensiv të cilët janë në gjendje të përgjithshme shumë të rëndë dhe kritike, kemi gjithsej 40 pacientë të cilët janë me oksigjeno-terapi”, potencoi Vishaj.

Drejtori i Infektives tregon se sa ditë zgjatë trajtimi i pacientëve me variantin Omicron

Simptomat e variantit Omicron, sipas drejtorit të Klinikës Infektive dhe infektologut Arben Vishaj kalojnë brenda një jave.

Sipas tij,  70 deri 80% te pacienteve që janë testuar deri tani kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri Omicron.

 “Në bazë të raporteve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është duke dominuar infeksioni me variantin Omicron sigurisht mbi 70 apo 80% të pacientëve të cilët kanë rezultuar pozitiv në bazë të testimeve që i ka bërë IKSHPK-ja ka rezultuar pozitiv në Omicron dhe rrjedhimisht ne mendojmë se pjesa dërmuese e pacientëve të cilët janë duke u trajtuar janë të infektuar më variantin Omicron. Kohëzgjatja e variantin Omicron është varësisht nga stadi i sëmundjes, nga sëmundjet bashkëshoqëruese që i ka kemi pacientë të cilët infektohen me variantin Omicron në periudhën 5 deri 7 ditë ata rikuperohen dhe kalojnë sëmundjen, por kemi pas forma që dy javë kanë pasur prani të testin PCR pozitiv e kanë manifestuar në formë klinike shumë të rëndë ”, u shpreh Vishaj.

Infektologu Vishaj tha se nuk mund ta di askush se kur vjen fundi i këtij virusi.

Sipas Vishajt, me variantet e reja të COVID-it do të jetojmë ashtu si me viruset e tjera.

“Askush nga profesionistet shëndetësor nuk mundet të jep një besueshmëri të plotë se a do të jetë ky variant i fundit askush nuk ka një informatë të tillë se çfarë do të ndodhë më natyrën e këtij virusi të ri i cili është duke u sjellë në mënyrë jo të zakonshme në raport me infeksionet që i kemi pasur më parë. Ne jemi të bindur se duke u vaksinuar popullata do të vijë një momentum ku prania e këtij infeksioni do të jetë, por nuk do të jetë masa e tillë që të paralizohet jeta e tillë që të marrim masa shtrënguese, ky do të jetë sikurse viruset e tjerë do të futet në ekosistemin e viruseve pa dyshim dhe me një të ardhme të cilët nuk mund ta propozojmë se sa është e afërt ose e largët do të jetë i tillë që ne do të jetojmë me të në bashkekzistencë me këtë virus”, tha Vishaj.

Go to TOP