Është në gjendje të rënduar psikologjike, ish-banorja e njohur e “Big Brother” i jep mesazhin e fortë Beatrix: Do vijë një moment që do vendosësh që…

Ish-banorja e “Big Brother”, Neda Balluku, ka shpërndarë në llogarinë e saj personale një mesazh për Beatrix Ramosaj, pas daljes së kësaj të fundit nga shtëpia e reality show. Në një shkrim të gjatë dhe të detajuar ku shprehej mbështetja por më tepër se kaq shpërndahej forca për t’i bërë ballë kësaj situate të vështirë, ndër të tjera Neda shkruante: “Ti ke vetëm një detyrë Trixë sot e përherë, përballë urrejtjes që në Shqipëri vjen falas, do lodhesh pak në betejën për ta rrethuar veten me dashurinë që shpesh këtu duket si e heshtur, mirëpo është dhe është e fortë, ty të duhet veç pak t’i japësh zë.” 

E ftuar në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi, Balluku sqaroi arsyen e shkrimit të këtij mesazhin, të cilin ajo shpreh se nuk do të donte ta përveçësonte.

“Do kisha dashur realisht që përpara 11 vitesh dikush të ishte ngritur publikisht dhe të mi thoshte ato fjalë. Nuk ka të bëjnë emrat e përveçëm, ishte Neda apo Trixa.” – shpreh aktivistja duke rikujtuar edhe njëherë vetë përjetimet e saj pas daljes nga shtëpia 11 vjet më parë, pasi krijoi një lidhje sentimentale me një tjetër banorë të shtëpisë, Ogren Balluku, i cili sot është bashkëshorti i saj dhe babai i dy fëmijëve që rrisin së bashku.

“Ne sot po flasim për një personazh që sot nuk dihet ku është por që është super e nderuar. Që duhet të pijë kafen pas eksperiencës së saj dhe kaq. Kaq ishte! Është vendimi që ne marrim për të qenë mirë dhe për të pas besim te vetja. Kjo ka të bëj me çdo person që kryen një punë publike. Urrejtja është skandaloze, duhet të stopoj. Nëse merremi me çdo njeri që nuk është dakord me punët tona, nuk mbarojnë kurrë, nuk jetojmë kurrë dhe nuk punojmë kurrë.” – tha Balluku teksa shpjegonte arsyet që e shtyn drejt kësaj shkrese publike.

Çfarë dëshiron t’i thotë Neda Beatrixës me këtë letër? “Ajo që do doja t’i thoja është; do vijë një moment që do na duhet të vendosin nëse do jetojmë për veten tonë apo për ata që na duan a na urrejnë.” 

Go to TOP