Doli nga shtypi libri “Jeta muzikore në Kosovë”

Libri: Jeta muzikore në Kosovë, periudha e deinstitucionalizimit (1990-1999)

Në këtë libër prezantohet një pjesë e ngjarjeve kulturore, vështrimeve kritike, e formave të tjera të aktiviteteve të cilat shënojnë një periudhë të vrazhdë nëntë vjeçare (viti 1990-1999) në Kosovë.

“Këto ngjarje zhvillohen në rrethana të vështira, kur masat e dhunshme aplikohen nga regjimi totalitar serb, në të gjitha sferat e jetës.

Titullin e librit e përzgjodhëm nga fakti se pikërisht kjo periudhë ishte sfidë për të gjithë ata që merreshin me kulturë, dhe posaçërisht me muzikë: të mbijetohet nga kjo trysni, apo të krijohet një ndjenjë e nënshtrimit mbi qenien tonë, të cilën me ngulm e plasojë regjimi serb.

Mbyllja e Institucioneve të informimit, arsimit, shëndetësisë etj., krijoi probleme të shumta. Posaçërisht mbyllja e Radio- televizionit të Prishtinës, gazetës Rilindja”, Produksionit Muzikor, e venë jetën kulturore dhe atë muzikore në margjina.

Si rezultat i kësaj gjendjeje të vështirë e të tkurrjes totale, u krijua një embrion tjetër jashtë kësaj fryme të trysnisë së aplikuar me dhunë.

Në vend të gazetës së ndaluar “Rilindja”, shqiptarët e Kosovës e filluan së botuari gazetën “Bujku”. Prandaj, për informacionin e gjeneratës së re, është e rëndësishme të theksohet se, pikërisht kjo gazetë luajti një rol shumë të rëndësishëm në informimin e drejtë të ngjarjeve dhe trysnive të aplikuara nga serbët mbi popullin shqiptarë të Kosovës. Duke shfletuar periudhën në fjalë, bien në sy një varg aktivitetesh të regjistruara, si dëshmi e kohës së orvatjeve për të krijuar një mëvetësi informative, kulturore, dhe të të gjitha formave, jashtë kornizave destimuluese e hegjemoniste serbe.

Në fund do theksuar se libri ve në spikamë një periudhë nëntëvjeçare të kohërave të vështira të identitetit tonë, por edhe të ndërgjegjësimit krijues e reprodukues, e që arrin të identifikohet me kolektivitetin e vet nacional, me fatin dhe tragjiken e tij.

Ai është një argument më tepër të merret si një përjetim i jetës dhe proceseve jetësore, aktualitetit të kohës dhe pasqyrimit në rrafshin e informacionit, dhe jo vetëm të tij.

Me këtë rast falënderojë

Redaktorët : Ahmet Bella e Kreshnik Aliçkaj

Recenzentët: Elife Podvorica e Kushtrim Jakupi

Dizajnerin: Milot Llalloshi

Shtypshkronja: Prograf-Prishtinë

Faqosja e librit: Mustafa Berisha

Botuesi: Artini-Prishtinë

MKRS departamenti i Kulturës

Komuna e Prishtinës- drejtoria për Kulturë”, ka shkruar autori i librit në profilin e tij në facebook. /Kosova.info/

Go to TOP