Ka filluar procesi i montimit të 7-të Poltronave Stomatologjikë në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan

Sot ka filluar procesi i montimit të 7-të Poltronave Stomatologjikë në QKMF “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, ka njoftuar Dr. Taulant Ramadani, Shef i Shërbimit të Stomatologjisë.

Sipas Shefit, Ramadani, gjatë ditëve në vijim thuhet se do të punohet intensivisht për përfundimin e të gjitha procedurave të nevojshme.

Ai ka shprehur kënaqësinë e tij për ripërtëritjen e resurseve teknike, duke theksuar se me implementimin e tyre do të mundësohet ofrimi i shërbimeve të larta kualitative për pacientët. 

Investimi përfshirë edhe disa elemente të tjera  qe kap vlerën monetare prej 49 mijë eurosh. /GJILANI INFO/

Go to TOP