Diplomatët e ambasadës së ShBA-së në Tiranë ndajnë mendimet e tyre për disa nga librat e Kadaresë
Në nder të veprës së gjigandit shqiptar të letërsisë, Ismail Kadare, ambasada e ShBA-së në Tiranë ka kërkuar nga diplomatët e saj të ndajnë mendimet e tyre për disa nga librat e tij.
Në një postim në Facebook, janë publikuar mendimet e diplomatëve për librat si “Prilli i thyer”, “Piramida”, “Kronikë në gur” dhe të tjera.
“Në nder të veprës së gjigandit shqiptar të letërsisë Ismail Kadare, ne u kërkuam diplomatëve amerikanë në Ambasadën e ShBA në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa prej librave të tij. Shihni vlerësimet e tyre dhe bashkojuni bisedës duke ndarë me ne librin tuaj të preferuar të Kadaresë në komente”, thuhet në postim.
Kadare vdiq më 1 korrik në Tiranë në moshën 88-vjeçare. Ai do të varroset sot me ceremoni shtetërore.
