Detaje/Aksident zingjiror në Ferizaj – lëndohen dy persona

Një aksident zingjiror mes tri veturave ka ndodhur në fshatin Lloshkobare të Ferizajt.

Si pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësin e Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se persona te lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në spital.

“Në ora 19:20, në afërsi të fshatit Lloshkobare ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes 3 automjeteve të udhëtarëve me targa vendore, veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime të lehta kanë marrë dy persona”, deklaroi Veseli.

Go to TOP