Dështon sërish seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit, s’ka kuorum
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se në mungesë kuorumi, sërish dështon të mbahet seanca urgjente e Kuvendit, e ftuar nga kryetari Alban Hyseni, pasi në këtë seancë munguan këshilltarët e dy partive opozitare, LDK dhe PDK.
Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu tha se me 13 këshilltarë prezentë, nuk ka kuorum për të filluar kjo seancë.
Përndryshe, kjo seancë ishte ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, me pikën e vetme të rendit të ditës miratimin e buxhetit për vitin 2025, njofton Komuna e Gjilanit. /Kosova.info/
