Demi kritikon ndalimin e punës të dielave në Kamenicë: Favorizon oligarkët, dëmton bizneset e vogla
Analisti Agron Demi ka reaguar ndaj rregullores së Komunës së Kamenicës, e cila ndalon punën e bizneseve, përveç gastronomisë, të dielave.
Sipas tij, ky vendim ndikon negativisht tek bizneset e vogla familjare, ndërsa favorizon supermarketet e mëdha.
“Në pamundësi për të bërë pazar të dielën në shitoren e fshatit, banorët e Kamenicës i drejtohen marketeve të mëdha në territorin e Ranillugut, ku nuk ka kufizime,” shkroi Demi duke theksuar se kjo politikë i ndihmon pikërisht ata që VV i kritikon si oligarkë. /Kosova.info/
