Demelezi: Roli i gruas thelbësor në shoqërinë tonë

Zëvendësministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, në Panairin e Produkteve të Grave në Agrobiznes, i cili është organizuar në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale, tha se ministria e konsideron si thelbësor rolin e grave në shoqërinë tonë, jo vetëm si parim moral e ekonomik, por edhe si bazament të qëndrueshëm socio-kulturor, ambiental e ekonomik, etj.

“Si qeveri e Kosovës gjatë këtyre viteve në rrethane dhe në bazë të buxhetit kemi tentuar gjithmonë t’i ushtojmë rendësi të madhe rolit të grave në shoqëri, sidomos për të arritur tragetin e barazisë gjinore, sepse jemi duke folur për 50% të shoqërisë sonë”, tha Demelezi.

Ai më tej foli për grante dhe masa afirmative të miratuar nga Ministria e Bujqësisë  që vënë në pah rolin e afirmativ të gruas në shoqëri, veçmas në rajonet rurale, që, sipas tij, ato janë paksa më të diskriminuara se në hapësirat urbane.

Panairi i Produkteve të Grave në Agrobiznes, i cili është organizuar në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale vlerësohet si mundësi që gratë nga këto zona të kenë mundësinë që të promovon prodhimet e tyre.

Në këtë panair të organizuar në mbështetjen edhe të Komunës së Prishtinës, gratë nga i gjithë vendi kanë ekspozuar produktet e tyre të ndryshme.


Go to TOP