FC Prishtina zyrtarizon një futbollist që luan në Gjermani
Lideri i Superligës, Prishtina ka zyrtarizuar blerjen e tyre të sezonit.
Bëhet fjalë për futbollistin Elton Krasniqi, i cili erdhi si përforcim nga Gjermania.
Krasniqi ka qenë pjesë e Stuttgartit, ku ka luajtur për ekipin U19 dhe skuadrën e dytë të klubit. Më herët, ai ka qenë edhe pjesë e gjeneratave të reja të Hannoverit.
