Daut Haradinaj zotohet se do t’ia zgjidhë problemin me ujëra të zeza banorëve të Emshirit

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj, pas vizitës në lagjen Emshir tha se në rast se merr udhëheqjen e Prishtinës do të zgjidhë problemin e ujërave të zeza, problem me të cilin banorët e kësaj lagje përballen që një kohë të gjatë.

Gjithashtu, Haradinaj tha se do t’i kushtojë rëndësi ambientit.

“Një vendimmarrje serioze në të ardhmen do e zgjidh këtë problem që tash e sa vite është kthyer në kancer të kësaj zone me mbi 22 mijë banorë. Situata me kolektorin e ujërave të zeza në lagjen Emshir ka bërë që kjo hapësirë të shndërrohet në hapësirë për hedhjen e mbeturinave. Ky projekt u nis para sa vitesh, por kurrë nuk përfundoi. Në qeverisjen e ardhshme, rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë ambientit. Prishtinën do ta bëjmë të pastër dhe të shëndetshme. Emshir e ke fjalën time”, ka thënë Haradinaj.

Go to TOP