Dagz bën dedikimin romantik për Einxhel pasi nuk arriti ta fitojë “Big Brother VIP”

Einxhel dhe DJ Dagz janë ndër tre çiftet e krijuara brenda “Big Brother VIP”. Mbrëmjen e djeshme, ata u takuan pas disa javësh larg njëri-tjetrit.

Menjëherë pas takimit të tyre në studiot e spektaklit, ishte Dagz ai që ka bërë dedikimi për partneren e tij.

“Prekja e dorës”, ka shkruar DJ i njohur në postimin në Twitter, ku shihet dorë për dore me Einxhel.

Ndërkohë, çmimi i madh u nda mes aktorit Donald Veshaj dhe balerinit Ilir Shaqiri, ku ky i fundit u shpall fitues.

Go to TOP