Daçiq e quan Festivalin “Mirdita” një ngjarje me rrezikshmëri të lartë!

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, tha sot se beson se Festivali “Mirdita, ditë e mirë”, mbajtja e të cilit ishte paralajmëruar për Vidovdan më 28 qershor në Beograd, është një tubim me rrezik të lartë dhe se organizatorët duhet të mendojnë për shtyrjen e tij.

“Është një tubim me rrezik të lartë në atë ditë dhe ne duhet të flasim me organizatorët për të mbajtur parasysh se mund të ketë një provokim dhe se ata mund të mendojnë për shtyrjen e gjithçkaje,” u tha Daçiç gazetarëve në Beograd.

Tubimi nuk është raportuar në polici, tha ai, duke shtuar se nuk është e nevojshme të kërkohet leje nga policia sepse festivali mbahet në ambiente të mbyllura.

Go to TOP