Daçiq e falënderon Kinën për mosnjohjen e Kosovës

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij në Kinë të dielën. Ai e ka vlerësuar Kinën si një nga partneret më të rëndësishme të politikës së jashtme të Serbisë.

Në njoftimin e qeverisë serbe, thuhet se Daçiq është takuar me ministrin e Sigurisë Publike të Kinës, Wang Xiaohong. Gjatë takimit Daçiq e ka falënderuar Kinën për mosnjohjen e Kosovës.

“Ai e falënderoi Republikën Popullore të Kinës për mbështetjen e saj në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë, veçanërisht në qëndrimin e saj konsistent dhe të qartë për çështjen e mosnjohjes e Kosovës’”, ka njoftuar Qeveria e Serbisë. 

Vizita e Daçiqit vjen vetëm pak ditë pasi që Aleksandër Vulin ishte takuar në Rusi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Go to TOP