Çka do të ndodh sot në Kosovë 

Ngjarjet e datës 13 Shtator 2023

Vazhdon gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ora 09:00)

Zyra Kombëtare e Auditimit dhe  UN Women – Zyra në Kosovë prezantojnë të gjeturat dhe rekomandimet nga raporti i auditimit të performancës “Efektiviteti i institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje” (Hotel Prishtina, ora 10:00)

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Organizata ÇOHU organizon konferencë në të cilën do të publikohet hulumtimi “Sfidat drejt cilësisë së naftës” (Hotel Sirius, ora 10:00)

Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim organizon tryezën “NO2 – Një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut” (“Rings”, Sheshi Nëna Terezë (10:00)

KRU “Prishtina”, me asistimin e Policisë së Kosovës, zhvillon aksion në komunën e Obiliqit (10:30)

Go to TOP