Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të shtunën pasdite gjendjen në pikat e kalimit kufitar, duke bërë të ditur se pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Sipas të dhënave të publikuara në orën 15:25, për hyrje në Kosovë në këtë pikë pritet deri në 50 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 300 metra. Për dalje nga Kosova pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

Pritje prej 20 minutash në të dy drejtimet janë regjistruar edhe në Han të Elezit, ku kolonat e automjeteve janë rreth 80 metra si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Në pikat e tjera kufitare, si Jarinje, Kullë, Merdarë, Muçibabë dhe Vërmicë, pritjet për automjete variojnë nga 3 deri në 10 minuta, ndërsa në shumicën e tyre nuk janë raportuar kolona të gjata.

Për automjetet transportuese (kamionët), në të gjitha pikat kufitare pritjet mbeten 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara. /Kosova.info/


Go to TOP