Kosova.info

Çfarë ka mbetur që të hiqen vizat? Flet njeriu që ka përgjegjësinë për ‘dosjen’

Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së në kuadër të COREPER i kanë dhënë ditë më parë dritën jeshile liberlaizimit të vizave për Kosovën. Heqja e regjimit të vizave duhet të përmbyllet para janarit 2024.

Por cilët janë hapat e radhës që do të pasojnë brenda institucioneve të Bashkimit Evropian e të cilat do të rezultojnë me përfundimin e procesit
Për këtë çështje për Gazetën Express ka folur eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i cili tashmë ka barrën mbi shpinë për ta shtyrë procesin e liberalizimit përpara.

“Hapi tjetër do të jetë negociomi në mes të Presidencës Çeke dhe Parlamentit Evropian që prezantohet nga raportuesi i tij. Ne do të fillojmë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur, e preferueshme përpara fundit të këtij viti”, ka thënë Reuten për Express.

I pyetur se kur do të fillojnë negociatat në mes të Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian. Reuten ka thënë se shpreson shumë që para Krishtlindjeve.

“Bashkë, Presidenca Çeke dhe Parlamenti Evropian duan që të shkojnë përpar tani. Kjo do të duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë sa i përket Parlamentit Evropian. Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave katër vite më parë. Kështu që ne duam të shmangim çfarëdo shtyrje të panevojshme tani”, ka theksuar eurodeputeti holandez për Gazetën Express.

Por cilët do të jenë procedurat konkrete përpara finalizimit të procesit të liberalizimit të vizave. Reuten thotë se pas raundit të negociatave që quhen edhe si “trilog”, Parlamenti Evropian dhe shtete anëtare, konkretisht Këshilli Evropian do të duhet të miratojnë rezultatin dhe më pas do të ndodhin edhe disa hapa të tjerë procedural që përfundimisht çojnë në përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve që mund të udhëtojnë pa viza në Bashkim Evropian.

“Pas raundit të negociatave – i ashtuquajturi trilog – Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare (Këshilli) do të duhet të miratojnë rezultatin dhe më pas do të duhet të ndodhin disa hapa të tjerë procedural që përfundimisht do të çojnë në përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve me udhëtim pa viza në BE”, ka sqaruar Reuten për Express.

I pyetur nëse mund të ketë ndonjë vendim para fundit të dhjetorit 2022 dhe nëse procesi mund të ndikohet negativisht nga Spanja dhe Suedia si dy shtete që do të udhëheqin me BE-në gjatë vitit 2023, Reuten ka thënë se po bëhen përpjekje që negocitata të përmbyllen sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe që miratimi i rezultatit dhe hapat procedural të bëhën në gjysmën e parë të vitit 2023.

Reuten thotë se është e rëndësishme të theksohet se të gjitha shtetet anëtare janë pajtuar me mandatin negociues të Këshillit dhe shprehet optimist se gjitha procedurat do të përmbyllen me kohë gjatë vitit 2023.

“Siç kam thënë, ne po bëjmë përpjekje që të përfundojmë negociatat sa më shpejtë që të jetë e mundur, pastaj aprovimi i reultatit dhe hapat e ardhshëm procedural do të ndodhin gjatë pjesës së parë të vitit 2023. është e rëndësishme të theksohet se të gjitha shtetet anëtare janë pajtuar me mandatin negociues të këshillit. Unë kam shpres që ne do të jemi në gjendje të përfundojmë procedurat në kohë gjatë vitit të ardhshëm”, ka përfunduar Reuten.

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten tashmë ka përgjegjësin për ta shtyrë përpara propozimin për ndryshimin e Rregullores 539/2001 të Këshillit Evropian ku listohen shtetastit e vendeve që s’do të kenë nevojë për viza, konkretisht rastin e Kosovës.

Thijs Reuten ka marrë përsipër kërkesën për ndryshimin e një rregulloreje të tillë për rastin e Kosovës, pas largimit të Tanja Fajon.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort