Buzhala ironizon për moscertifikimin e Listës Serbe: Mish i kuq për militantët, pastaj PZAP i lejon
Gazetari dhe opinionisti Berat Buzhala ka reaguar me ironi ndaj vendimit për moscertifikimin e Listës Serbe në zgjedhje. Ai tha se ky veprim po përdoret si një formë propagande për të ushqyer militantët politikë duke e quajtur atë një lojë të parapërgatitur.
“Jau paskan gjujtë sot do mish të kuq militantave, kinse nuk po e lojnë Listën Serbe me marrë pjesë në zgjedhje. Macat ju hangshin juve, edhe atyne që ju besojnë juve,” shkroi Buzhala.
Ai sugjeroi se pas këtij vendimi, procesi është i planifikuar për t’u kthyer nga PZAPëja duke përfituar politikisht të dyja palët.
“Listen Serbe, partnerin e tyne të bisedave sekrete. ‘Brate Milane, na ju ndalim, militantat gëzohen, mandej PZAP ju lejon. Razumes?’ – ‘Da, da razumem’,” shtoi Buzhala duke shoqëruar reagimin me të qeshura ironike. /Kosova.info/
