Bulliqi: Podujeva e Radenci synojnë binjakëzimin dhe aplikimin për grante

Kryetari i komunës të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar komunën e Radencit të Slovenisë, ku kanë biseduar me kryetarin e kësaj komune Roman Leljak, rreth mundësisë së bashkëpunimit në mes të këtyre dy komunave.

Bulliqi për mes një postimi në faqen e tij në ‘Facebook’ ka shkruar se këto dy komuna synojnë të binjakëzohen dhe të aplikojnë në grante të ndryshme të organizatave evropiane.

“Nga kryetari Leljak dhe kolegët e tij u mirëpritëm në komunë duke u njoftuar më shumë me karakteristikat dhe veçoritë e kësaj komune, ku edhe diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit si dy komuna që synojmë të binjakëzohemi dhe të aplikojmë në grante të ndryshme të organizatave evropiane si dy komuna partnere”, shkruan Bulliqi.

Tutje Bulliqi shkruan se pas takimit ai pa nga afër funksionimin e impiantit të ujërave të zeza, si dhe vizituan stadiumin dhe palestrën e qytetit. /Kosova.info/

Go to TOP