“U bëmë edhe një herë gjentelmenë”, thotë deputeti i VV-së për draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti sot e ka realizuar atë që e kishte thënë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, pasi sot Qeveria dha zotimin se do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

“Dashamirët e Zajednicës gjithnjë duan ta luajnë të befasuarin sepse ata që gati 4 vjet e kanë themeluar atë nja 20-30 herë. Sot, sërish na dalin të befasuar”.

“Të dashur qytetarë, lëvizja e sotme e Qeverisë së Kosovës është ajo çfarë kryeministri Kurti e ka thënë që nga marrëveshja e Brukselit, te ajo e Ohrit, e në shumë konferenca, e i cili propozim refuzohej vazhdimisht. U bëmë edhe një herë gjentelmenë që t’i japim edhe një mundësi shanseve të humbura nga ta”, ka thënë Rrustemi.

Go to TOP