Bordi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës takohet me Kurtin

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë takuar Bordin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

Sipas njoftimit, ky është takimi i parë pas emërimit të anëtarëve të këtij Komisioni nga Kuvendi i Kosovës.

“Komisioni është organ kolegjial i cili menaxhon punën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës që ka rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në vend. Në takim u theksua rëndësia e punës së Komisionit dhe e kryerjes së detyrave me profesionalizëm dhe kompetencë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe kthimit të besimit të qytetarëve në të gjitha institucionet publike”, thuhet në njoftim.

Me 63 vota për dhe 1 abstenim e asnjë kundër deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin miratuar përbërjen e re të Bordit të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, që i hap rrugë funksionalizimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK).

Në krye të këtij Bordi është zgjedhur Neime Binaku – Isufi. Për anëtarë janë emëruar Kaltrina Sela, Violeta Jakaj – Spaçi, Besim Stublla dhe Nafije Osdautaj.

AKK si institucion i rëndësishëm për rregullimin e tregut në Kosovë, ka rreth 11 muaj që nuk është funksional dhe kjo për shkak të mungesës të këtij Komisioni. 

Go to TOP