Ekzekutohen pagesat prej 100 euro për studentët në kuadër të Pakos 2.0

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

“Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka thënë Murati.

Në kuadër të kësaj pakoje, qeveria kishte realizuar edhe më herët pagesa dhe mbështetje financiare për kategori të ndryshme, përfshirë pensionistët, familjet me asistencë sociale dhe grupe të tjera të cenueshme, si pjesë e masave për zbutjen e ndikimit të inflacionit në ekonomi. /Kosova.info/


Go to TOP