​FIFA përjashton një shtet nga të gjitha aktivitetet e futbollit

Në një deklaratë të publikuar në internet, FIFA ka ndaluar një vend të tërë nga çdo përfshirje në futboll për një periudhë të pacaktuar.

Në renditjen më të fundit botërore të FIFA-s, Nepali aktualisht renditet i 117-ti, përpara vendeve si Barbadosi, Pakistani, Gjibraltari dhe San Marino.

Si rezultat i ndërhyrjes së palëve të treta, kombi i Azisë Jugore tani është pezulluar nga futbolli në të gjitha nivelet dhe të gjitha ngjarjet në Shoqatën e Futbollit të Nepalit (ANFA).

Këshilli Kombëtar i Sportit i Nepalit më parë i kishte lëshuar ANFA-s një pezullim tremujor, i cili më pas u anulua.

Pas një paralajmërimi nga FIFA dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC), Nepali nuk mund të marrë pjesë në asnjë garë ndërkombëtare pasi ka kryer “shkelje flagrante të Statutit të FIFA-s të lidhura me ndërhyrjen nga një palë e tretë”. Gjithashtu, ata nuk kanë të drejtë për asnjë financim nga FIFA ose AFC gjatë periudhës së pezullimit.“Byroja e Këshillit vendosi gjithashtu të pezullojë me efekt të menjëhershëm Shoqatën e Futbollit të të Gjithë Nepalit për shkak të shkeljeve flagrante të Statutit të FIFA-s të lidhura me ndërhyrjen mga një palë e tretë në përputhje me nenin 14 paragrafët 1(i) dhe 3 të Statutit të FIFA-s”- tha FIFA, në një deklaratë.

Renditja më e lartë e Nepalit në FIFA erdhi mes viteve 1993 dhe 1994 kur ata renditeshin të 124-tët në botë, ndërsa më e ulëta erdhi në janar 2016 kur ranë në vendin e 196-të.


Go to TOP