Mësohet përballja e parë e fazës së eliminimit direkt në Kupën e Botës

Faza e grupeve në Botërorin 2026 po shkon drejt përfundimit, ndërsa tashmë janë mësuar edhe disa nga çiftet e para të fazës së eliminimit direkt.

Deri më tani, trembëdhjetë kombëtare kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/32 së finales, ndërsa sipas tabelës së publikuar nga FIFA, është konfirmuar edhe përballja e parë e kësaj faze.

Në ndeshjen e parë të 1/32 së finales do të përballen Afrika e Jugut dhe Kanadaja, kjo e fundit një nga vendet organizatore të turneut.

Takimi është paraparë të zhvillohet më 28 qershor, duke filluar nga ora 21:00.

Ndërkohë, faza e grupeve vazhdon me ndeshjet e fundit, të cilat do të përcaktojnë edhe kombëtaret e tjera që do t’i bashkohen fazës së eliminimit direkt në garën më prestigjioze të futbollit botëror.

Go to TOP