Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur se “Dardanët” janë duke u stërvitur me ritëm të lartë para sfidave të vlefshme për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029.

Kosova fillimisht do të përballet me Shqipërinë më 2 korrik, në një ndeshje që pritet të zgjojë interesim të madh te tifozët e basketbollit. Më pas, më 5 korrik, përfaqësuesja kosovare do të luajë në udhëtim ndaj Sllovakisë.

Këto ndeshje janë të rëndësishme për synimet e Kosovës në rrugëtimin drejt Kampionatit Evropian të Basketbollit, EuroBasket 2029.

“Ndeshja e tretë parakualifikuese e Kosovës për FIBA EuroBasket 2029”, ka njoftuar FBK, duke theksuar vazhdimin e përgatitjeve të ekipit kombëtar për sfidat e ardhshme.

Go to TOP