Kosova

Abdixhiku: Thellimi i bashkëpunimit me Greqinë, interes reciprok

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim njoftues, shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.

Sipas njoftimit nga LDK, Abdixhiku me ambasadoren Vakali, diskutoi për situatën aktuale politike, si dhe për proceset integruese të Kosovës dhe rajonit, me ç’rast theksoi se roli mbështetës i Greqisë është tepër i rëndësishëm.

Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, shprehu mirënjohjen ndaj shtetit grek për përkrahjen që i ka dhënë vendit tonë në procesin e liberalizimit të vizave.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku, përveçse vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë në fushën politike dhe ekonomike dhe fusha tjera është me interes reciprok.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort