Blerim Devolli nderohet “Qytetar Nderi” nga Komuna e Pejës në 26-vjetorin e çlirimit

Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh krenarinë për anëtarët e saj duke veçuar këtë herë një nderim të veçantë për z. Blerim Devolli, pronar i kompanisë lidere Devolli Group, i cili është nderuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi” nga Komuna e Pejës, në kuadër të ceremonisë zyrtare për 26-vjetorin e Çlirimit të qytetit.

Ky titull nderi i është dhënë si vlerësim për kontributin e jashtëzakonshëm të z. Devolli në zhvillimin ekonomik dhe përkrahjen e vazhdueshme të komunitetit duke shtrirë ndihmën në fusha jetike si arsimi, shëndetësia, kultura, sporti dhe humanizmi.

Përmes vizionit dhe veprës së tij, Blerim Devolli ka dëshmuar se suksesi i një ndërmarrësi nuk matet vetëm me arritje afariste, por me ndikimin pozitiv në jetën e qytetarëve dhe të rinjve që ndërtojnë të ardhmen e vendit.

Titulli “Qytetar Nderi” i Pejës për z. Devolli është një mirënjohje e qartë institucionale dhe qytetare ndaj përkushtimit të tij të palëkundur për Kosovën dhe veçanërisht për qytetin e Pejës.

Çdo arritje e tillë është dëshmi e forcës së bashkimit, përkushtimit dhe vizionit të përbashkët për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

🔹 #KrenarMeAnëtarët

🔹 #BashkëPërZhvillim /Kosova.info/


Go to TOP