Bislimi: Kosova mund të përparojë me ritëm të përshpejtuar në procesin e integrimit në BE
Zëvendëskryeministri i Kosovë, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova mund të përparojë me ritëm të përshpejtuar në procesin e integrimit në BE, duke treguar siç tha ai, potencial të madh edhe për rritje të qëndrueshme.
Këto komente ai i ka bërë në një postim në platformën X, pas takimit me Komitetin e Çështjeve të BE-së në Dhomën e Përfaqësuesve në Mbretërinë e Holandës.
Ndër të tjera, Bislimi i ka falënderuar anëtarët për mbështetjen e vazhdueshme të tyre.
Bislimi, po qëndron për vizitë në Holandë.
