Berisha: Basha u kërcënua, do bëj gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Çim Peka LIVE se ai do të bëjë gjithçka për të rikthyer sovranitetin e PD-së.

“Kam komunikuar me zotin Basha dhe i kam thënë këto që po u them ju. E dija që ishte nën presion, por nuk mendoja se ai duke mos respektuar asnjë rregull, të shpallte këtë vendim personal,” tha Berisha.

I pyetur se çfarë do të bëjë tani e tutje, ai tha: “Berisha ka deklaruar se do bëj gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD-së”.

“Basha i bëri gjëmën PD-së. Mua më kanë kërcënuar edhe me fëmijë, por unë do të qëndroj në mbrojtje të sovranitetit të këtij vendi dhe të PD-së”.

“Unë nesër do të shkoj në parlament, jam në parlament. Me veprimin e tij, kryetari i PD, shkelmoi parimet themelore. PD-në e kanë themeluar studentët dhe intelektualët dhe punonjësit shqiptarë në kulmin e izolimit, në kulmin e rrethimit”.

“Sot Lulzim Basha, nën presionin e lobimit korruptiv nga Edi Rama dhe George Soros, shpalli vendimin më të paligjshëm në historinë e pluralizmit.

Berisha do bëjë gjithçka me çdo demokrat për të rivendosur sovranitetin e PD-së për të cilin sot Lulzim Basha do kishte dhënë 5 herë dorëheqjen para se ta shkelmonte,” tha Berisha.

Go to TOP