BeH nuk është e hapur për të pranuar azilkërkues nga Britania e Madhe

Zheljko Komshiq, kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i tha gazetës Times se Bosnja dhe Hercegovina nuk është e hapur për të pranuar azilkërkues nga Britania e Madhe.

“Domethënë, se vendet tona nuk do ta pranojnë deportimin e tyre, i cili është planifikuar nga Londra zyrtare drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

As Shqipëria, të paktën sipas deklaratave të mëparshme të kryeministrit të saj Edi Rama, nuk dëshiron të pranojë azilkërkues të refuzuar nga Britania e Madhe si pjesë e planeve të qeverisë për të krijuar “qendra kthimi” në vendet e treta.

Milojko Spajiq, kryeministri i Malit të Zi, theksoi se vendi i tij është i hapur për negociata për një marrëveshje për një qendër kthimi, me kusht që Britania e Madhe të investojë në infrastrukturë.

Sipas mediave britanike, edhe Kosova është e gatshme të pranojë migrantë.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Britaninë e Madhe”, tha Albin Kurti, kryeministri në detyrë i Kosovës.

Keir Starmer, kryeministri i Britanisë së Madhe, i konfirmoi gazetës “Sun” se samiti i sotëm i Procesit të Berlinit në Londër do të përfshijë diskutime të hollësishme mbi përpjekjet për të mbyllur “autostradën e krimit që kalon nëpër Ballkanin Perëndimor”. Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Krishto, do të marrë pjesë sot në Konferencën e Kryetarëve të Qeverive të Procesit të Berlinit në Londër, me ftesë të Starmer.

Go to TOP