Begaj: Sllovakia, avokatja jonë e fortë në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të fjalëve të mbajtura nga Presidenti sllovak Piter Pellegrini dhe kreu i shtetit shqiptar Bajram Begaj gjatë konferencës së përbashkët për media.

Nga ana e tij, presidenti Pellegrini u shpreh se BE nuk do të jetë kurrë e plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Ai vlerësoi se Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në rrugën drejt anëtarësimit ndërsa garantoi se Sllovakia do jetë aleate e përhershme e Shqipërisë në procesin e aderimit.

“Kjo vizitë është një piketë historike në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve sepse është e para vizitë në nivel presidenti në Shqipëri dhe historinë modern të Sllovakisë.

Do shtojmë dhe fuqizojmë bashkëpunimin tonë. Ne po operojmë me bursat e shqiptarëve në Sllovaki dhe do ketë rritje të tyre në të ardhmen. Për të mundësuar rritjen e shkëmbimit të studentëve.

Shqipëria po bëhet destinacion i ri për turistët sllovakë. Shifrat po rriten vit pas viti.

Pa Ballkanin Perëndimor, BE nuk do jetë e plotë. Sllovakia do jetë aleate e përhershme e Shqipërisë në procesin e aderimit dhe jemi avokate e fortë në këtë proces.

Vonesat në lidhje me zgjerimin e BE, Shqipëria ka bërë progres të konsiderueshëm në rrugën e saj kundrejt anëtarësimit. Ne vlerësojmë këtë progres që ka bërë Shqipëria, reformat, duke përmirësuar gjërat. Angazhimi për Shqipërinë që një ditë të jetë anëtare e BE, ja kemi dhënë popullit të Shqipërisë. Do ishte koha e duhur të realizojmë këtë premtim sepse vendet e BP e meritojnë të jenë anëtarë të denjë të BE”, deklaroi Pellegrini.

Nga ana e tij, presidenti Begaj vlerësoi mbështetjhen e Sllovakisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë përmes asistencës sëofruar, ekspertizës dhe eksperiencës.

“Sllovakia mbështetëse aktive dhe nxitëse e integrimit, Ajo ka ofruar asistencë, ekspertizë dhe eksperiencë për proceset integruese të vendit tonë në BE.

I jemi mirënjohës Sllovakisë për mbështetjen.

Jemi optimist për të hapur Brenda 2025 të gjithë grupkapitujt dhe synojmë mbylljen e negociatave me BE deri në 2027 dhe finalizojmë anëtarësimin e plotë deri në 2030.

Reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit e administratës publike, është bërë përparim.  E sigurova z. Pellegrini për përkushtimin tonë për të vijuar me vendosmëri rrugën tonë në proceset integruese me rëndësi strategjike. Më 16 maj mirëprisnim takimin e komitetit politik evropian, dëshmi e rolit të Shqipërisë si partner I besueshëm në rajon”, deklaroi Begaj.

Ky i fundit bëri me dije se një theks i veçantë gjatë takimit me homologun e tij Pellegrini u vendos edhe te intensifikimi i marrëdhënieve mes dy vende, rritja e bashkëpunimit nhë fushën e arsimit, bujqësisë, ekonomisë e turizmit.

“Vumë theksin te nevoja për të rritur dhe zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet tregtare mes dy vendeve tona i cili dhe pse ka rritje, mbetet në nivele modeste.

Vlerësojmë se ka hapësira dhe mundësi konkrete për të forcuar bashkëpunimin ekonomik e dypalësh.

Biseduam për turizmin, shifrat e vlerësuara në 2024. Bujqësia, mbrojtja e natyrës dhe arsimi ishin disa tema të tjera.

Biseduam mbi çështjet rajonale dhe theksuam se e ardhmja e rajonit është në BE”, tha Begaj.


Go to TOP