Beatrix Ramosaj flet për periudhën pas daljes nga Big Brother VIP: E kam përjetuar më shumë se banorët e tjerë, jam përballur me komente nga më të këqijat

Në lidhjen e drejtpërdrejtë me prezantuesen Luana Vjollca, këngëtarja Beatrix Ramosaj ka folur edhe për periudhën e vështirë që kaloi pas daljes nga Big Brother VIP.

Ajo ka treguar për komentet negative e ofendimet që mori, ndonëse nuk ishte dijeni për asgjë pasi qëndroi për afro tre muaj brenda shtëpisë së famshme.

“Kam qëndruar për 100 ditë e izoluar komplet pa asnjë informacion dhe kur del, nuk del normal. Nuk je në gjendje aq të mirë sa përpara. Ju e dini se sa traumatike ka qenë eksperienca për mua, më e rëndë se të tjerët dhe e kam përjetuar më shumë. Jam përballur me një negativitet shumë të madh, me komente nga më të këqijat”, u shpreh Trixa.

Referuar lidhjes me aktorin dhe prezantuesin Donald Veshaj, ajo shtoi: “Nuk e kuptoj gjithë atë lloj negativiteti ndaj një personi që nuk ka bërë asgjë gabim”.

E njëjta shtoi se do të ishte më mirë që të reagonte më herët, për të ndërgjegjësuar sado pak njerëzit.

“Ka njerëz që ndërgjegjësohen. Unë mendoj se e mira ka më shumë fuqi sesa e keqja. Nuk dua ta cilësoj e keqja, se mbase dhe ata që bullizojnë kanë kaluar një jetë të tmerrshme që kanë arritur në atë pikë. Besoj se e mira e bën ndryshimin kështu që shoh te vetja një pikë të fortë. Nuk e quaj gabim fare që vendosa të ndaj eksperiencën time dhe të ngrija zërin për diçka që është shumë e gabuar në këtë botë”.

Mes shumë gjërash, 27-vjeçarja thekson se bullizmi në një mënyrë nis që në shkollë fillore.

Krijuesja e hitit “Ma shumë se ti” tha se ka qenë e bullizuar që në shkollë fillore, meqë ishte pak e shëndoshë. 

Go to TOP