Tahiri e akuzon Borrellin për njëanshmëri: Deklarata pas takimit Kurti – Vuçiq ishte e padrejtë

Ish-kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, ka komentuar deklaratën e sotme të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme Joseph Borrell, pas takimit Kurti – Vuçiq në Bruksel.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se deklarata e Borrell ishte e padrejtë.

Kjo për faktin sepse sipas Tahirit, Borrell është dashur të thotë se Kosova ishte për zbatimin e plotë të marrëveshjes së vitit 2011 për lëvizjen e lirë në lidhje me targat dhe letrave shoqëruese, teksa Serbia e kundërshtoi zbatimin e plotë të së njëjtës marrëveshje.

“Nga praktika për mbarëvajtjen e dialogut kërkohet nga ndërmjetësi të jetë i drejtë dhe i paanshëm”, tha Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Deklarata e përfaqësuesit të BE-së Joseph Borrell sot pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel ishte e padrejtë. Borrell është dashur të thotë se pala e Kosovës ishte për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit të vitit 2011 për lëvizjen e lirë në lidhje targat dhe letrave shoqëruese, ndërsa pala e Serbisë kundërshtoi zbatimin e plote të kësaj marrëveshjeje. Nga praktika për mbarëvajtjen e dialogut kërkohet nga ndërmjetësi të jetë i drejtë dhe i paanshëm.

Go to TOP