Basti i Albinit për Prishtinën

Shkruan: Shenoll MUHARrEMI

Me gjasë Albini e vendosi Hajrën në Prishtinë kryesisht për tri arsye: a. Profil Ministri në Kosovë dhe Shqipëri; b. Lojërat Mesdhetare; c. Njeri i besueshëm i tij me karakter urban.

Nuk duhet me i nënvlerësua këto faktorë. Hajrullah Çeku është i përfshirë direkt në investimet e Lojërave Mesdhetare dhe gara për Prishtinën ka me pas temë qendrore edhe këtë ngjarje të madhe. Shumë investime kanë me u zhvillu në këtë drejtim. Prishtina duhet me u përgatitë për këto lojëra, andaj ka me dominu debatet e zgjedhjeve lokale për kryeqytet.

Gjithashtu duhet me kuptu që Hajrullahu ka qenë një kuadër serioz dhe ka një karakter urban. Albini edhe më herët, me Shpendin dhe Dardanin, ka vendosë kuadro urban. Ai Prishtinën e sheh si diçka më të veçantë sesa vendet tjera. Edhe në rastin e Arben Vitia e kemi pas një kandidat me karakter kogja të ngjashëm.

Befasia është që për me shku deri tek opsioni i tij favorit, Kurti i ka kapërcu pesë kandidatë tjerë serioz. Glauk Konjufca (264,407 vota); Albulena Haxhiu (125,722); Xhelal Svecla (122,407); Arben Vitia (71,074); dhe Mefail Bajqinovci (42,340). Për nga përkrahja, zgjedhja e Kurtit dhe LVV-së vjen pas këtyre figurave pra me 36,905 vota të fituara (Hajrullah Çeko).

Pse Albin Kurti nuk e propozove Albulena Haxhiu? Tri herë më shumë përkrahje ka fitu sesa Hajro plus është grua. E kishe shpëtu Kosovën, se e kishte zhblloku Kuvendin dhe Kosovën. Kur ishte kandidu Haxhiu për Prishtinën, ti kishe propozu një kandidate tjetër dhe nesër ishte zhblloku Kosova. A nuk është tash Albulena e rëndësishme me garu e me fitu komunën më të rëndësishme, kryeqytetin? Apo vetëm kur ty po të konvenon po është e rëndësishme..

Sidoqoftë, ka pasur edhe opcione tjera. Glauku kishte me qenë opcioni më serioz me shumë gjasë edhe me fitu. E gjithashtu edhe Sveqla e Mefi. Arben Vitia mesiguri nuk ka tregu interes. Ndoshta këta kandidatët tjerët nuk kanë tregu shumë interes me garu.

Ndoshta LVV nuk është në disponim të mirë brenda saj pas tkurrjes dhe rënies që po përjeton periudhën e fundit. Ky korrigjim i tyre elektoral është krejt normal, se niveli i tyre ka qenë shumë i lartë, por tash pasiqë nuk po menaxhohet mirë dhe si duhet tkurrja, është kriju njëfarë zymtësie dhe depresioni në LVV.

Hajrullah Çeku është kandidat me eksperiencë, por përshtypja është që ndoshta më shumë kishte pas gjasa nëse kishte garu për Paris sesa për Prishtinë. Nuk duhet me nënvlerësu një kandidatë nga një parti që ka përkrahje të madhe në Prishtinë, për shkak se do të votojnë për të masovikisht… Por nëse LVV do të futet në balotazh apo jo, mbetet të shihet muajt e ardhshëm.

Go to TOP