Bajrami kritikon ashpër Haxhiun dhe Kurtin: Keni dështuar dhe keni koordinuar me Listën Serbe

Ministrja Hykmete Bajrami ka reaguar sot në mënyrë të ashpër ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Haxhiu, dhe kryeministrit Albin Kurti. Në një deklaratë publike, Bajrami tha se problemi i saj kryesor është me Haxhiun dhe Kurtin për shkak të dështimit në qeverisje dhe keqmenaxhimit të besimit të qytetarëve.

“Ju keni pasur përgjegjësinë dhe besimin e qytetarëve për të qeverisur Kosovën. Ju keni dështu. Ju keni mashtruar. Ju keni koordinuar me Listën Serbe,” tha Bajrami duke shtuar se nuk ka pritur nga Lista Serbe që të zbardhet vdekja e Astrit Deharit, dhe se përgjegjësia kryesore është e Haxhiut.

Ajo gjithashtu akuzoi koordinimin e disa figurave të tjera politike, përfshirë Mimoza Kusarin dhe Radojiqiqin, me Listën Serbe duke theksuar se dëshmitë që sipas saj po i mbulohen nuk mund të kompenzohen me akuza ndaj saj. /Kosova.info/


Go to TOP