Bajrami: Mërgata është aset i Kosovës, jo e partive politike

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami theksoi rëndësinë e mërgatës për Republikën e Kosovës duke e cilësuar atë si një aset të pazëvendësueshëm për vendin.

Sipas Bajramit, mërgata nuk i takon asnjë partie politike, por vetëm Kosovës. “Kush e përçan mërgatën, është kundër Kosovës!”, u shpreh ajo duke theksuar kontributin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve të diasporës para, gjatë dhe pas luftës.

Bajrami kritikoi qeverisjen e Vetëvendosjes duke theksuar se partia ka keqpërdorur mërgatën dhe ka detyruar largimin e dy ministrave nga diaspora për shkak të moszbatimit të urdhrave të brendshme.

LDK bëri thirrje për mërgatën që të vijë në Kosovë, të votojë dhe të investojë duke vazhduar kontributin e saj për shtetin. Në bazë të të dhënave nga zgjedhjet lokale të fundit, LDK ka qenë partia më e votuar nga mërgata dhe presioni është që mbështetja të përsëritet edhe më 28 dhjetor.

“Faleminderit mërgatë për gjithçka që keni bërë për Republikën e Kosovës!”, përfundoi Bajrami.

Në foto shfaqen numri dhe përqindja e votave të mërgatës nga zgjedhjet e fundit duke treguar mbështetjen dominuese për LDK-në. /Kosova.info/


Go to TOP