Bajrami: Albin Kurti ka lejuar tenderë sekretë e mafien energjetike – befasuese që s’është në aktakuzë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti duke e akuzuar për vendime të rënda që, sipas saj, kanë dëmtuar interesin publik dhe buxhetin e shtetit.

“Albini ka marrë vendim me ba blerje sekrete të miellit e vajit. Ai ka leju me u nënshkru mbi 3000 tenderë sekret, në vlerë prej 240 milionë euro. Albini ka leju mafien energjetike dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës,” ka shkruar Bajrami.

Ajo shtoi se këto veprime përbëjnë arsye të mjaftueshme për t’u përballur me drejtësinë. “Andaj edhe unë dhe gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin! U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës!”, përfundoi Bajrami. /Kosova.info/


Go to TOP