Morina: Rozeta po përballet me aktakuzë, por paratë janë të shtetit – le të tregojë nëse është viktimë e shefit

Gazetari Idriz Morina ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ish-zyrtares së Ministrisë së Arsimit, Rozeta Hajdari duke sugjeruar se ajo duhet të tregojë nëse ka vepruar me urdhër të kryeministrit Albin Kurti apo në mënyrë të pavarur.

“Albin Kurti e paska urdhëru Rozeten, tash ajo me shku në burg, pas aktakuzës! Ani ajo e ka mundësinë me zgjedh me pranu fajin ose me dëshmu nëse është viktimë e shefit,” ka shkruar Morina.

Ai shtoi se në raste të tilla, vartësit shpesh kërkojnë shfajësim duke u justifikuar me bindjen ndaj urdhrave të eprorëve. “Zakonisht kjo e dyta ndodhë, se vartësit kërkojnë shfajësim tek obedienca, se thjesht i kanë zbatu detyrat! Vendimi i mbetet asaj, amo paratë janë të shtetit!”, theksoi gazetari. /Kosova.info/


Go to TOP