Babë e bir në gjendje të dehur përleshen mes vete në Gjakovë, Policia i arreston

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në Gjakovë, babë e bir, pasi të njëjtit në gjendje të dehur janë përleshur mes vete.

Pas intervistimit, ata janë dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 03.06.2022, 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që të njëjtit në gjendje të dehur janë përleshur në mes veti (babë e djalë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


Go to TOP