PSG pritet ta shkarkojë në ditët e ardhshme Pochettinon

Paris Saint Germain pritet që në ditët e ardhshme ta shkarkojë trajnerin Mauricio Pochettino.

Të paktën kështu bën të ditur Fabrizio Romano, sipas të cilit, bashkë me argjentinasin, pritet të largohet edhe drejtori sportiv, LeonardO.

Një ardhje e re pritet të jetë ajo e Luis Campos, drejtorit aktual sportiv te Celta Vigo.

Pos këtyre largimeve, ndryshime pritet të ketë edhe brenda skuadrë, ku, përveç ardhjeve, do të ketë edhe largime.

Go to TOP