ASK: Më shumë energji elektrike në dispozicion në Janar 2024 sesa më 2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin janar 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Në raportin e publikuar nga ASK thuhet se më shumë energji elektrike ka pasur në dispozicion në Janar 2024 sesa në atë të  2023.

“Më pak thëngjill i prodhuar 2024 sesa në Janar 2023. Gjatë muajit Dhjetor të vitit 2023  Energjia Elektrike bruto në Dispozicion ishte 853.83 GËh kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 608.16 GWh  apo 12.69 %  më i madh  me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në raport.

Tutje thuhet në raport se pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 11.91%. (janar 2024), ndërsa prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.89 mijë ton,  13.33%më pakë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. /Kosova.info/

Go to TOP