Sheffield bie nga Premier League, trajneri thotë se s`dorëhiqet

Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder ka thënë se nuk e mendon dorëheqjen. 

Sheffield në sezonin 2023/24 ka pasur një nga fushatat më të këqija të Premierl League ndonjëherë. Kur kampionati ka edhe disa xhiro, skuadra nuk ka arritur ende në kuotën e 20 pikëve.

“Ne nuk kemi qenë mjaftueshëm të mirë”, ka thënë Wilder për BBC pas humbjes nga Newcastle. “Liga ka qenë shumë e fortë për ne gjatë gjithë sezonit.”

Ai ka shtuar se do të dëshironte të ishte pjesë e rindërtimit të skuadrës.

“Më ka mbetur edhe një vit nga kontrata ime. Unë duar të mendoj se tifozët ende mund të më besojnë”, ka thënë Wilder. “Jam entuziast dhe i përkushtuar së bashku me stafin tim”.

Go to TOP