Gjimnastet kosovare për herë të parë marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës

Kosova do të përfaqësohet për herë të parë në Kampionatin Evropian të Gjimnastikës Artistike për Femra, i cili mbahet në Rimini, Itali.

Kështu ka njoftuar Federata e Gjimnastikës e Kosovës.

Nga data 02 deri më 05 Maj 2024, gjashtë vajza nga Kosova do të përfaqësojnë vendin tonë me nder në këtë ngjarje të madhe.

Gjimnastet tona që do të na përfaqësojnë në këtë garë të rëndësishme janë:

Elena Sefa, Bora Hoti dhe Vlera Gërguri, në kategorinë e junioreve.

Valëza Rama, Vilëza Zeqiri dhe Kaltrina Thaqi, në kategorinë e senioreve.

Trajnerët Abeliana Bregu, Arlind Shaqiri, bashkë me shefen e delegacionit Sherife Aliçkaj Qerimi dhe doktoreshën e ekipit Blerina Mema, do të jenë pjesë e kombëtares tonë në këtë garë.

Go to TOP