Liverpool ndalet edhe nga West Ham

Synimi i Liverpoolit për titullin e Premier League ka humbur edhe më shumë terren.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka barazuar 2:2 me West Ham Unitedin në një ndeshje të zhvilluar në “London Stadium” në kuadër të javës së 35-të.

Bowen (43′) dhe Antonio (77′) për kanë realizuar “Çekanët”, ndërsa për “Të Kuqtë” golat u shënuan nga Robertson (48′) dhe një autogol i Areloa (65′).

Pas kësaj ndeshjeje, Liverpooli gjendet në vendin e tretë në tabelë me 75 pikë, vetëm dy pikë më pak se lideri, Arsenal, të cilët kanë një ndeshje më pak. Ndërsa, Manchester City zë vendin e dytë me 76 pikë, por me dy ndeshje më pak se Liverpool dhe një më pak se Arsenal.

West Ham United qëndron në pozitën e tetë në tabelë me 49 pikë.

Go to TOP